VIDEO/Henri Çili del nga burgu, përqafohet me të afërmit

Mbrëmjen e sotme,Gjykata e Përmetit dha masat e sigurisë për 30 të ndaluarit e operacionit “Mezhgorani”.

Ndër të tjera, gjykata liroi botuesin Henri Çili, duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”. Videoja e mësipërme shfaq pamje ku Çili takohet me të afërmit e tij.

Botuesi dhe gazetari i njohur, Henri Çili u arrestua nga Prokruroria si i dyshuar  se ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko.

Në fund të seancës që zgjati 7 orë gjyqtarët e çështjes kanë rrëzuar akuzat e prokurorit. Çili dhe dy avokatët e tij paraqitën mbrojtjen në seancë ku theksohej se botuesi kishte një studio ligjore për ndërmjetësime, lobime dhe procese gjyqësore. Avokati Ardian Visha tha se dy akuzat për Çilin, mashtrim dhe ndikimi i paligjshëm tek një zyrtar i lartë i drejtësisë nuk mund të qëndronin bashkë sidomos kjo e dyta që nuk mund të ngrihej ndaj Çilit si pronar i një studioje ligjore.

SHKARKO APP