VIDEO/ ”I detyruam të largohen nga Parlamenti”, Berisha: PS mbron orgjitë e McGonigal, ato janë reale
Pas kaosit dhe zhurmës që shkaktoi në sallën plenare të Parlamentit të Shqipërisë, kreu i PD-së Sali Berisha foli në zemër të protestës, ku tha se prania e protestuesve përballë Kuvendit e detyroi maxhorancën ta mbyllte seancën plenare. “Mbroni erotizmin e McGonigal. Nuk e mbuloni dot. Orgjitë e McGonigal janë reale”, tha mes të tjerash Berisha dhe kështu u mbyll edhe protesta e sotme.
”Sot Parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë.
Tani çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër.
Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga Parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju”, tha Berisha.
Kurse nga shkallët e selisë blu, Berisha theksoi se kjo betejë do të vazhdojë. ”Do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës. Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”.