VIDEO/ Ilir Meta akuzon: I tha Ramës mos bëj propagandë, Policia dhunon qytetarin në Sukth
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar videon e një qytetari, për të cilin thotë se është dhunuar nga policia bashkiake gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës.
Sipas Metës, Mithat Hazbiu nga Sukthi, është ndaluar vetëm sepse i kërkoi kryeministrit të mos bënet propagandë me zonat e përmbytura. Meta shton edhe se ai ndodhet i shtruar në urgjencë, ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.
”Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura. Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet. Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron”.