VIDEO/ Ilir Meta mbledh Kryesinë: Partia e Lirisë në një betejë të jashtëzakonshme

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mblodhi këtë të premte Kryesinë e partisë. Meta tha se partia është në betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në “shinat e duhura”.

Për më tepër ai shtoi se kjo forcë politike ka marrë përsipër shumë nisma ligjore, por se disa prej tyre janë bllokuar nga “Rilindja”.

“PL betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në shinat e duhura. Jemi forcë politike që ka paraqitur shumë nisma ligjore në interes të qytetarëve, sipërmarrësve, dhe shumë iniciativa të tjera të cilat mbahen të bllokuara nga banda e Rilindjes. Arsyeja dihet, PL si forcë e përkushtuar për integrimin e në BE, cënon interesat e Rilindjes, që vetëm integrimin nuk e ka prioritet”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?