VIDEO/ Ilir Meta: Në krye të listave tona për Këshillat Bashkiakë do jenë figura intelektuale
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se të rinjtë, gratë dhe pedagogët që janë pjesë e kësaj partie, do të përbëjnë Këshillat Bashkiakë. ”Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge”.
Mesazhi i plotë
Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin.
Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge.
Që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç’dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve.