VIDEO/ Ilir Meta shkon në aksin Korçë-Ersekë: Të hetohen të gjitha punimet në këtë rrugë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të hënë foli nga aksi Ersekë-Korçë, ku para dy ditësh ka ndodhur edhe shembja e dytë e rrugës së re. ”Siç mund ta shikoni lehtësisht, e një pjese të saj dhe mureve mbrojtëse”, tha Meta.

Meta shtoi edhe se në Shqipëri çdo tender është i kontrolluar nga Edi Rama. ”Në Shqipëri të gjitha projektet janë të fryra artificialisht nga Edi Rama. Në Shqipëri një kilometër rrugë e re kushton 5-6 herë më shumë sesa në Serbi dhe vende të tjera të rajonit”,-tha kreu i PL-së.

I pyetur nëse ka ndonjë nisëm konkrete nga Partia e Lirisë, për këto tendera, Meta tha se ata kanë bërë veprimet e tyre për shumë nga aktet dhe PPP-të e kësaj qeverie që nuk mbarojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”I bëjmë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo akt korrupsioni, u bëjmë thirrje gazetarëve të mos dorëzohen nga presioni. Sepse e dimë që edhe për këtë shembjen që ka ndodhur përpara dy ditësh, ka pasur një përpjekje të madhe për të bërë një censurë të jashtëzakonshme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?