Video-ja hit në rrjet, Rama 22 vjet në pushtet kurse Fatmiri 22 vjeç refugjat
Edi Rama ka karrierë të gjatë në politikë. Fillimisht si ministër, më pas si kryebashkiak dhe tashmë si kryeministër. 22 vjet më pas, Rama është sërish duke shijuar pushtetin, kurse Fatmiri që është 22-vjeç është në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit. 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi dhe Shqipëria kryeson për azilkërkues në BE. Kjo video krahasuese është bërë virale në rrjet. Ajo tregon ecurinë e karrierës së Ramës dhe jetën e Fatmirit, tashmë 22-vjeç. ”Pas 22 vitesh, ka ardhur koha që të ikë Rama e të rrijë Fatmiri”,- thuhet në video.