VIDEO/ Java e Italisë në Tiranë, Rama: Ja vlen që të përjetohet në çdo grimcë me super aktivitetet që do të mbahen

Nga data 2-8 qershor, në Tiranë do të mbahet Java e Italisë. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar një video, shkruan se ja vlen që të përjetohet në çdo grimcë me super aktivitetet që do të mbahen. ”Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh super, koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP