VIDEO/ Kampionati Botëror i Futbollit IPA në Shkodër, ministri Hoxha: Dëshmi e vizionit evropian që kemi ndërtuar
Kampionati Botëror i Futbollit i IPA-s mbahet për herë të parë në Shqipëri dhe konkretisht në Shkodër nga data 4-8 qershor. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se ky kampionat është shumë më tepër se një garë sportive. ”Është dëshmi e mikpritjes, e vizionit evropian që kemi ndërtuar me përkushtim, dhe e aftësisë së Shqipërisë për të organizuar me dinjitet ngjarje ndërkombëtare që sjellin bashkëpunim, paqe dhe miqësi, siç e thotë edhe motoja e IPA-s: “Servo per Amikeco”, Shërbim përmes Miqësisë”, tha Hoxha.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse gjatë aktivitetit në Shkodër, ministri i Brendshëm foli në emër të qeverisë shqiptare për këtë organizim që vjen për herë të parë në vendin tonë. Hoxha e cilësoi këtë vit, si historik për Shqipërinë, në të gjithë arenën ndërkombëtare, ndërsa ju referua dy aktiviteteve të rëndësishme si Giro d’Italia dhe Samitin e Politikës ku liderë nga e gjithë Evropa qëndruan në Tiranë për disa ditë.
”Ne jemi këtu për të pritur miqtë tanë, për të tregua vlerat më të mira që përfaqësojmë dhe kemi gjithçka, infrastrukturën dhe angazhimin tonë maksimal për të marrë përsipër aktivitete të tilla ndërkombëtare që zhvillohen për herë të parë në Shqipëri. Kampionati Botëror i IPA-s është një tjetër dëshmi e një rruge të re që ne sapo hapim”.
KOHA JONË SONDAZH

