VIDEO/ Kryeministri Edi Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Vlora është shpallur Qyteti Europian i Sportit për vitin 2024, e në këtë kuadër janë shtuar dukshëm aktivitetet sportive në qytet.

Kryeministri Edi Rama sjell sot atmosferën fantastike nga qyteti bregdetar. “Atmosferë fantastike nga Vlora, qyteti europian i sportit për vitin 2024, me nxënësit e shkollave të qytetit që janë pjesë e programit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për të formësuar kështu çdo ditë e më shumë lëvizjen sportive, me qëllim nxitjen e interesit të fëmijëve për t’u përfshirë në disiplina të ndryshme të sporteve”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Në mesin e nxënësve për të promovuar lëvizjen sportive, për një jetë sa më të shëndetshme për të gjithë, ishin edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kryetari i bashkisë Ermal Dredha dhe presidentin e KOKSH, Fidel Ylli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Manastirliu tha se lëvizja sportive në shkolla është kapilarizuar dhe ka bërë bashkë mbi 11 mijë fëmijë të përfshirë në aktivitete të ndryshme sportive. Ndërsa presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli tha se sporti shihet si edukim dhe socializim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?