VIDEO/Kryeministri për Berishën: Mirë që ka rrjedhur, por pse i shkojnë rob pas këtij të rrjedhuri!?
Përmbytjet në Shkodër janë kthyer në mollë sherri mes Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një video ku flet Berisha në vitin 2010 (kur ishte kryeministër) si dhe ku foli dje nga Shkodra. ”Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”,-shkruan Rama.
Berisha 2022: Përmbytja është qeveritare.
Berisha 2010: Është kombinim i lumenjëve të apeleve me Drinin. Ato arritën në 4400 metër kub dhe nuk i mban në këtë situatë.
Berisha 2022: Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata, me të paktën 3800-3700 m3 shkarkime
Berisha 2010: Por nga ora 23 të natës ato arritën në 4500m3 derdhjet në liqej dhe është shumë e vështirë që ti mbash derdhjet në këtë situatë nuk ke rrugë tjetër.
Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?! pic.twitter.com/jR9yXNrSaZ
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2022