VIDEO/ Kryeministri Rama: Ndriçimi i ri në Shkodër, dëshmi që bashkia është në detyrë

Disa prej rrugëve të qytetit të Shkodrës i është shtuar ndriçimi LED, duke ofruar një pamje tjetër. Kryeministri Edi Rama publikon pamje nga një pjesë e ndriçimit të ri në qytetin verior.

“Disa pamje nga ndriçimi i ri në Shkodër, si një prej dëshmive domethënëse ku bashkia është tashmë në detyrë çdo ditë me punë konkrete dhe përgjegjësi të ndërmarra në favor e shërbim të qytetarëve. Shkodra vetëm përpara”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Bashkia e Shkodrës po vijon punën për ndriçimin e rrugëve me teknologjinë LED, ndërkohë që është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.

SHKARKO APP