(VIDEO) Kur ministri i ri deklaronte: “Do vjedhim më bukur”

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi u emërua sot nga kryeministri Edi Rama, si Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Sonila Qaton.
Përveç si deputet i PS dhe ish-drejtor i bashkisë së Tiranës, gjatë kohës së Ramës, Shalsi mbahet mend dhe për një nga batuta më të forta të PS në opozitës.
Në një emision të Sokol Ballës në “Top Channel”, pak kohë para marrjes së pushtetit nga PS në vitin 2013, Shalsi deklaroi “Një premtim që ne (PS) mund ta bëjmë që tani nuk do të vjedhim kaq flagrante sa këta (PD)”.
“Do të vidhni më bukur”- ishte reagimi i Sokoll Ballës pas kësaj deklarate që mund ta ndiqni në videon më poshtë.

SHKARKO APP