VIDEO/ Kur Rama premtonte nga Kuvendi: Holanda nuk i rikthen vizat
Dje Ministria e Jashtme e Holandës i kërkoi zyrtarisht Komisionit Europian kthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë. Kërkesa do të thotë se KE është e detyruar të marrë në shqyrtim ankesën e Holandës për azilantët dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
Por vetëm pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama deklaronte në Parlament se vendimi që ka marrë parlamenti Holandez nuk do të dorëzohej në KE.
Rama e cilësonte vendimin e partive të Holandës si pjesë e fushatës elektorale në këtë vend.