VIDEO-Live/ Berisha: Kjo është narko-mazhorancë. Asnjë taksë për Rrugën e Kombit
I ftuar në studion e lajmeve në “ABC News”, ish- kryeministri Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj mazhorancës duke e cilësuar si narko-mazhorancës.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur rreth incidenteve që ndodhën këtë të enjte në Parlament.
“Seanca e sotme është historike në kuptimin që bllokoi pas një fyerje të rëndë që i ka bërë çdo shqiptari Edi Rama, opozita nuk e la atë të flasë dhe e largoi nga dera e pasme të cilët shqiptarët e kanë të njëtin turpërim siç e kanë të japin kafen nën gjunjë. Kjo përbën një ngjarje historike për parlamentin. Unë mendoj se kryengjarja e sotme është dalja e Edi Ramës nga ajo që në veri e quajnë dera e novojtores dhe në jug e quajnë dera e halesë. Kjo ishte përcellja, kjo ishte dita e Ramës sot”, tha Berisha.
Përsa i përket përjashtimit të 6 deputetëve dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Berisha tha se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen pasi oficerë të tij janë filmuar brenda në Parlament të armatosur.
“Ditmir Bushati duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Oficerët e tij të armatosur janë të filmuar brenda në Parlament të armatosur. Dy oficerë së bashku me frikacakun. Ky përbën përshkallëzimin më dramatik dhe më të frikshëm në historinë e Parlamentit”, tha Berisha.
Ai u shpreh opozita duhet të kërkojë që të mos vendoset asnjë taksë në Rrugën e Kombit. E vetmja zgjidhje sipas tij, është rrëzimi i kësaj mazhorance.
Berisha theksoi situata aktuale që po kalon vendi, si pasojë e protestave të gjithanshme në vend, nuk e penalizojnë aspak Shqipërinë në vendimin e Brukselit për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
Sot, shtoi Berisha, me reformën në drejtësi, Edi Rama firmosi kapjen totale të të gjithë sistemit.
Sipas tij, nuk ka asgjë më shumë se drejtësia e njëanshme që mund të nxisë revoltën popullore.
“Ai që kujton se fiton duke futur në xhep drejtësinë, ai nuk bën gjë tjetër veccse i hap gropën vetes”- theksoi Berisha.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/988780791282828/