Video-LIVE/ Pas Presidentit Meta, Patriarku rus Kirill takohet me Kryeministrin Rama

Patriarku rus Kirill duket se do të ikë me mbresa pozitive nga vizita e tij në vendin tonë. Pas takimit me kreun e shtetit Ilir Meta, Patriaku i Moskës dhe Gjithë Rusisë po zhvillon një tjetër takim në Kryeministri, ku po pritet nga vetë kryeministri Edi Rama.

Për më shumë ndiqni pamjet direkt nga pritja e Kryeministrit Edi Rama në Kryeministri e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill.

Në këtë takim i cili ka nisur në orën 11:15, Patriarku rus shoqërohet nga Kryepeshkopi Anastas.

Pasi zhvilloi takimin, kreu i qeverisë zhvilloi një konferencë për shtyp me Shenjtërinë e Tij Kirill. Teksa e uroi për mirëseardhjen, Rama theksoi se kjo vizitë përkon me 110 vjetorin e Kishës autoqefale shqiptare. “Ju roj nga zemra mirëseardhjen dhe është një ndër për në. Përtej besimit Kisha ruse përfaqëson edhe një vatër kulture. Është një nga pikat e referimit. Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110 vjetorin e Kishës autoqefale shqiptare. Uroj të largoheni nga Shqipëria me përshtypjet sa më të mira”, tha Rama.

Ndërkohë, Kirill u shpreh i impresionuar nga vizita e tij në Tiranë, ndërsa pohoi se kryeqyteti kishte pësuar ndryshime të mëdha. Mes të tjerash Patriarku rus nuk i kurseu lëvdatat për kryeministrin Rama, gjatë kohës që ky i fundit ishte drejtues i Bashkisë së Tiranës.

“Ju falënderimet shumë për këtë pritje. Jam i impresionuar nga këto rritje dhe ndryshime në Tiranë. Sot i thash zotit Anastas që tani që kam ardhur për herë të dytë, se kam ardhur dhe më herët ‘Se njoh këtë vend. Tirana ka ndryshuar shumë’. Merita e madhe ju përket juve dhe si kryebashkiak i Tiranës. Ju përgëzoj për këto vepra të mëdha që keni bërë. Besoj se është fati i Tiranës që për disa vite është drejtuar nga një artist. Ju si artist e dini shumë mirë se çështjet estetike luajnë një rol të madh, është shfaqje e madhe e harmonisë. Por kur flasim për harmonin nuk flasim vetëm për gjërat e jashtme. Në një vizitën time pata kënaqësinë të njihesha me artin modern. Nuk do konkretizoj emrin e kësaj pikture, por kur ma ofruan dhe më pyetën se cili është opinioni juaj, dhe ata prisnin që unë si njeri ortodoks do e kritikoja atë pikturë. Por përgjigja ime ishte; ajo është një pikturë e fortë, më tronditi”, tha Kirill.

Kujtojmë se para këtij takimi, Patriarku rus Kirill zhvilloi një bisedë me Kreun e Shtetit, Ilir Meta në Presidencë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155771882506523/

SHKARKO APP