Presidenti Meta: Marrëzitë e qeverisë na penalizojnë për negociatat me BE

Presidenti Ilir Meta ka folur këtë të hënë për qëndrimin e kancelares Angela Merkel për negociatat. Presidenti Ilir Meta u shpreh se zgjedhjet një partiake dhe marrëzirat e rilindjes kanë penalizuar Shqipërinë për negociatat me BE.
Qeveria në mënyrë të qëllimshme i ka shkelur kushtet e vendosura nga Bundestagu”,- tha kreu i shtetit në një intervistë për “Syri Tv”.

Kreu i shtetit përmendi si penalitet për negociatat edhe çështjen e zgjedhjeve moniste lokale. “Në muajin maj, në krizën e çmendur të para zgjedhjeve lokale, vetëm dy institucioneve bënë përpjekje maksimale që Shqipëria të mos shkonte zgjedhje një partiake. Bundestagu bëri të qartë se me zgjedhje një partiake pozita e Shqipërisë do të ishte më e rëndë dhe vetëm Presidenti bëri përpjekje për tryezë të përbashkët”,- tha Presidenti.

Presidenti Ilir Meta deklaroi në Çim Peka LIVE se detyra e tij kryesore sot janë zgjedhjet e 25 Prillit. Sipas tij, këto do jenë referendum për të ardhmen evropiane të vendit, për shkak se kjo qeveri e ka bllokuar integrimin.

Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë që nuk mund të pranohet për popullin tonë. Të shkojnë të votojnë për Shqipërinë në Europë,” tha Meta.

I pyetur nëse po kërkon rrëzimin e qeverisë me këto që thotë, Meta deklaroi: “Unë favorizoj rrëzimin e çdo tiranie”.

(Lajmi në përditësim)

SHKARKO APP