VIDEO LIVE/ Presidenti Meta: Nuk mund të jem unë targeti i ambasadores amerikane
Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Opinion”, deklaroi deklarata e ambasadores së SHBA për reformën në drejtësi nuk është bërë për atë personalisht.
“Nuk mund të jem unë target i ambasadores amerikane se pastaj këtu hyjmë në probleme të tjera. Ambasadorja e SHBA në datën 23 mars në një takim që ka bërë me mua në Presidencë me ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt normalitetit për Gjykatën Kushtetuese dhe në 8 prill, drejtori im i kabinetit i ka dërguar një platforme.
Pra, Presidenti në 8 prill i ka dërguar ambasadores amerikane platformën me 14 pika që edhe u bë publike. Nëse ka ndonjë shqetësim ta thotë se unë kam 50 ditë që ja kam çuar. Nuk kisha pse t’ja çoja ambasadorit të BE sepse që ditën e parë që ka ardhur në Shqipëri i kam kërkuar të ndërhyjë për situatën e rëndë ku po përfundonte reforma në drejtësi”,– u shpreh kreu i shtetit.
Video live/Intervista e Presidentit Ilir Meta në emisionin “Opinion”
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/557562358290947/