VIDEO LIVE/ Rama: Rekomandimi i KE është pa kushte. Fatos Nano ka kontribut
Kryeministri Edi Rama në një intervistë dhënë sot në “Real Story” të Sokol Ballës deklaroi se rekomandimi i këtij viti nga KE është më i rëndësishëm.
“Ky rekomandim është historik, sepse nuk ka kushtet. Ne i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë..”- tha Rama.
Në hyrje të intervistës, Balla u kujtoi Edi Ramës, se 20 vite më parë kur ai hynte në politikë ishte Fatos Nano që premtoi se do ta çonte vendin në BE.
“Ky rekomandim është kërkuar në vite dhe mund të kishte qenë shumë më i shpejtë. Shqipëria mund të kishte përparuar shumë më tepër se të tjerët. Me që e përmende Fatos Nanon duhet thënë se dhe ai ka kontribut për këtë proces. Sigurisht që kanë merit dhe të tjerët”,- tha Edi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155747157901523/