VIDEO/ Mbështetje financiare, Rama: Apliko me idenë tënde dhe sill në jetë një produkt turistik inovativ

Zejtaria dhe puna artizane mbetet vlerë e shtuar në ekonominë e një vendi, e cila duke u mbështetur në traditë dhe histori, i jep një dimension të ri zhvillimit të tregtisë së këtyre produkteve, brenda dhe jashtë kufijve.

Për të rikthyer dhe zhvilluar më tej këtë sektor, me aq shumë potencial që bart vendi ynë, qeveria ka miratuar, krijimin e Fondit të Artizanëve 2023, në mbështetje të biznesit artizan.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kushdo që është profesionist i produkteve tradicionale dhe i pëlqen t’i promovojë mund të aplikojë për mbështetje financiare.

“Apliko me idenë tënde dhe sill në jetë një produkt turistik inovativ që promovon turizmin e qëndrueshëm rural”, apelohet në videon e shpërndarë nga Rama në rrjetet sociale.

Qëllimi i fondit është zhvillimi i sektorit të artizanatit dhe zejtarisë në Shqipëri, duke krijuar një mjedis të favorshëm për aktivitete më të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

SHKARKO APP