VIDEO/ Mbledhja e Kryesisë, ja si pritet Ervin Salianji në selinë e PD

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shfaqur në selinë e Partisë Demokratike disa orë pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Në selinë e PD do të mbahet një mbledhje e Kryesisë së demokratëve, ku temë diskutimi pritet të jetë dhe reagimi dhe aksioni që do të ndjekë opozita pas dënimit të deputetit demokrat. Në hyrje të selisë, Salianji është takuar me një numër të konsiderueshëm mbështetësit që ishin grumbulluar në mbështetje të tij.

SHKARKO APP