VIDEO/ ”Më ke leqendisur në publik”, Edi Rama i shkruan gazetarit grek dhe tregon bisedën me të

”Lëreni të betohet”, është titulli i shkrimit të gazetarit grek Pavlos Papadopoulos, i cili u lexua edhe nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka treguar me video që nga fillimi sesi nisi komunikimin me gazetarin në WhatsApp, që sipas Ramës në atë shkrim e ka leqendisur në publik për çështjen e Fredi Belerit.

Rama i ka shkruar personalisht gazetarit të të përditshmes ”Kathemerini”, dhe i ka kërkuar që për shkrimin me fakte të fabrikuara dhe të shtrembëruara do të duhej të kishte marrë edhe argumentet e tija. ”Nuk u kujdeset që të paktën të më pyesnit për anën time në këtë proces. Pastaj të publikonit faktet e shtrembëruara apo të fabrikuara”,- i thotë Rama.

Kryeministri Edi Rama më pas i dërgon një video, që t’i verifikojë që është ai vetë. Të gjithë bisedën e veçantë me gazetarin grek Kryeministri Rama e ka publikuar në një video në Facebook. Pas shumë mesazhes, Rama në fund tregon se me gazetarin ka realizuar një intervistë e cila do të publikohet këtë të dielë.

Videoja e plotë në formë të shkruar:

Unë dhe Greku

Rama: Zgjohem në mëngjes, gjej mes disa mesazheve linkun e faqes Ekathemirini, autor Pavlos Papadopoulous, nuk e njoh, kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj:

“Mirëmëngjes zotëri! Emri im është Edi Rama dhe numrin tuaj ma dha një miku im grek pasi mësova se ju u kujdesët të shkruanit për mua tek prestigjozia Ekathemirini! Mendova se nuk është ide e keqe të kontaktoja direkt me ju dhe shpresoj mos të kem gabuar, e po ashtu shpresoj që ju të mos e keni problem krenaroheni të përballeni me “faktet” të cilët ju i ekspozuat në publik pa u interesuar të më pyesnit mua për të dhënë dhe unë versionin tim të historisë dhe vetëm pas kësaj të gjykonit faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cilado anë.

Do të isha i lumtur të flisja me ju nëse edhe ju jeni gati që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të respektoni parimin e shtypit të lirë, të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë sfidë, ndërkohë që unë ju siguroj për mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju i shmangeni ballafaqimit me kundërargumentet e mia. Uroj më të mirën për ju dhe familjen tuaj, sinqerisht Kryeministri i Shqipërisë.”

Pas pak vjen dhe përgjigjia:

“Mirëmëngjes zoti Kryeministër! Është një suprizë po akoma më shumë një nder të marr një mesazh prej jush dhe do ta pranoja me kënaqësi të flisja me ju, duke qenë se më jepet mundësia do të shtoja se personalisht e vlerësoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria në 30 vitet e fundit dhe njëkohësisht progresin që vendi juaj ka bërë. Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm. Ai në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur! Ku janë provat? Ku janë fotografitë për këtë të ashtëquajtur korruptim e më tej?! Pasi ai u lidh pas akuzave të fabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj.

Tani ju me të drejtë mund të më thoni që nuk mund të ndërhyni! I burgosur dhe në gjyq duke pritur në përjetësi, ai mund të humbasë lehtësisht të drejtën e të qenit kryetar bashkie. Po unë jam më shumë se sa i lumtur që të flas me ju mbi çështjen Beleri, gjithsesi është shumë më e pazakontë që një kryeministër të kontaktojë direkt nga telefoni i tij një gazetar që nuk e ka njohur më parë. Atëherë më lejoni të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, nëse ju jeni vërtet ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurt që Ekathemirini do të jetë e lumtur të publikojë intervistën me ju ku të gjitha argumentet e juaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek, prandaj më e mira për ta vlerësuar këtë proces do të ishte të vendosej një kontakt formal me dikë nga zyra e Kryeministrit në mënyrë që pastaj të organizojmë intervistën, apo mbase miku juaj grek që ju dha numrin siç ju e keni paraqitur mund të më telefonojë tani, në këtë moment. Kështu që unë jam i bindur që po flas me ju dhe kjo nuk është një lojë. Më vjen keq për këtë rezervë, por unë jam i bindur që ju e mirëkuptoni. Shumë faleminderit përsëri për mesazhin. Sinqerisht Pavlos Papadopoulos!”

Rama thotë me tej se “i ra shkurt” dhe i dërgoi një mesazh direkt gazetarit.

“Unë ju kuptoj plotësisht dhe pas asaj që ndodhi me disa njerëz, përfshirë George Bush që u fut në kurth nga rusët, që luajtën ukrainasit, duke i kërkuar atij solidaritet, ju keni të drejtë. Por, mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë ose kushdo që do të mund të të telefononte edhe po, unë jam një person i pazakontë në zyrë. Unë thjesht dua të veproj direkt, nuk më pëlqen burokracia, nuk më pëlqejnë kanalet. Unë thjesht dua të përballem me njerëzit, kushdo qofshin ata dhe të jap më të mirën time. Pra, nëse kjo s’është e mjaftueshme dhe ju mendoni se jam një komedian nacionalist shqiptar, që luaj rolin e Kryeministrit të Shqipërisë, më thoni si do të vazhdojmë. Gjithë të mirat dhe mos harroni: Mia fatsa, mia razza!”

Gazetari grek i përgjigjet me mesazh të shkruar: Zoti kryeministër ju jeni një zbulim i vërtetë për mua, ky mesazh është më shumë se i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin, tani me siguri ne mund ta realizojmë intervistën, është një nder për ne që ju na u çasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht.”

Rama: Është ndjenjë e mirë të jesh një zbulim, sa për fillim! Shumë mirë atëherë, a parapëlqeni të mi dërgoni pyetjet, apo ta bëjmë në facetime, si ndryshe?

Ai ja kthen: Që të jem i sinqertë me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim me facetime me ju dhe të vendosnim një komunikim direkt, gjithashtu t’ju kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur. Por, më lejoni fillimisht të flas për këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju!

Përgjigjia e kryeministrit vijon: I lumtur të bëj një facetime me një parashtrim, ju më dërgoni transcriptin para publikimit, fjalët e mia natyrisht jo tuajat. E dyta, po sikur ta tregojmë këtë prezantim mes nesh lexuesve tuaj dhe ta paralajmërojmë intervistën para se ajo të botohet? Do të rrisni audiencën tuaj dhe ca shitje më shumë, pse jo?!

Gazetari: Jam dakord! Do ju dërgoj intervistën e zbardhur dhe kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen ne mund të informojmë lexuesit për këtë mënyrë speciale tuajën për të folur me publikun grek.

Dhe më pas vjen videoja e gazetarit që e falenderon sërish kryeministrin duke theksuar se do të caktohet një datë për intervistën.

Rama shkruan: Duket ide e mirë, faleminderit!

SHKARKO APP