Video-mesazhi/ Basha: Shqipëria ka mbentur në vendnumëro me Ramën. Votoni për ndryshimin
Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar me një tjetër video-mesazh shqiptarëve, të cilëve u kujton se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën gjqët këtyre 8 viteve.
Ndaj thotë ai, vetëm vota juaj mund ta ndryshojë këtë.
Mesazhi i Bashës
Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.
Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes.
Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë. Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë.
Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën.
Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar. Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë.
Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!