VIDEO/ Meta i bie me grushte foltores: Më 27 prill ekz*kutojmë nepotizmin, jo njerëzit. PL jo biznes familjar
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këmbëngul në atë që ka artikuluar ditët e fundit se ka nepotizëm në parti. Në mbledhjen e komitetit drejtues kombëtar, ai tha se më 27 prill do të ekzekutojnë nepotizimin. Si për të treguar vendosshmërinë përpara bashkëpunëtorëve Meta i binte me grusht herë pas here foltores. “Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, askënd. Askush s’ka të drejtë të bëjë viktimën. Ne ekzekutojmë fenomenin. Ne këtu kemi shumë raste të nepotizmit në Lezhë zoti Viktor që të thashë 10 herë”, tha Meta.
Më pas tregoi edhe për rastet kur stafi ja ka punuar. “Nepotizmi është përgjegjës për të dëmtuar imazhin e Ilir Metës që shqetësohet zonja në fjalë, e fusin në ca kuadrate që të duket si 300 vjeç. Shikoni personi që kujdesej për imazhin e Ilir Metës, lajmëro popullin i thashë në Facebook, shiko fotot që nxjerr ky, as Partia, artia e Lirisë shkruhet. Ka nxjerrë mikrofonat bosh, apo imazhin e Ilir Metës që duket si një njeri i lodhur”, u shpreh ai.
Meta tha se është krim djegia e mandateve. ”Të gjithë kanë përgjegjësi përveç Erisa Xhixhos. Kjo nuk është lojë, Ilir Meta nuk ka bërë lojë me kushtetutën dhe me interesin kombëtar”.
Nga ana tjetër, kreu i PL-së tha se ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe sot nuk gjen dot 40 veta. ”Ka këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan”.