VIDEO/ Meta në Korçë: Është shtuar frika e të rinjve për tu martuar sepse janë shtuar vështirësitë

Pasditen e kësaj të marte, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në Korçë, ku prezantoi kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Ledina Aliolli. Meta gjatë fjalës ka ngritur shqetësimin për largimin e të rinjve nga vendi.

“Ka ardhur koha për të hapur një faqe të re dhe të vendosjes së transparencë dhe kthimit të Bashkive në interes të qytetarëve. Të kalojmë nga monizmi absolut, në transparencë absolute dhe kjo do të jetë një premtim i mbajtur menjëherë. Shtresa më e goditur janë gjithashtu gratë, nënat. Edhe emigrimi është kthyer në një shqetësim kryesor. Pse duhet të sjellim indianë apo bangladeshas.

Nuk kemi fobi ndaj të tjerëve, por s’mund të trajtohemi në këtë mënyrë, duke shtuar: “Një problem i madh është edhe dhuna. Kemi një shoqëri me një stres të madh. Korça për fat të keq është një nga qarqet që po përjeton tkurrjen e popullsisë. Është shtuar frika e të rinjve për tu martuar sepse sot e dimë edhe se si janë rritur çmimet dhe janë shtuar vështirësitë.

Më shumë probleme po përballet edhe mosha e tretë, dhe po ashtu nevojë për vëmendje të veçantë kanë personat me aftësi të kufizuar. Duhet të ketë një infrastrukturë të domosdoshme për ta. Por fatkeqësisht për shoqërinë tonë nuk ekzistojnë problemet sociale”,-tha Meta.

SHKARKO APP