VIDEO/ Meta takon babanë e Fredi Belerit dhe akuzon: PS don të rrëmbejë pronat e himariotëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit. Meta shkruan se shumë shpejt do e vizitojë në burg, pasi e konsideron atë “të rrëmbyerin politik nga banda në pushtet”. Sipas tij, e gjitha është e orkestruar për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

“Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

Himara do ia tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues”, shkruan Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?