VIDEO/ Ministri Balla në Mekë: Projekt për fëmijët e dëshmorëve të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vizituar vendin simbol të botës islamike, Mekën, ndërsa është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar.

Duke postuar pamje nga takimi i zhvilluar në Mekë, ministri Balla thekson ka marrë mbështetje nga Al-Issa për një projekt të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

“Meka, me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane Dr. Mohammad bin Abdulkarim Al-Issa, një zë udhëheqës global i islamit të moderuar, që promovon mirëkuptimin, përkujdesjen dhe bashkëpunimin mes njerëzve kudo në botë. Mirënjohje për mbështetjen e një projekti të përbashkët dedikuar fëmijëve të dëshmorëve të Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?