VIDEO/ Ministri Balla shkon në Dropull: Në terren dhjetëra forca dhe mjete për të shuar zjarret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi këtë të enjte ndërhyrjet e strukturave të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile, në jug të vendit, ku po luftohet prej ditësh me flakët.

“Ky është për nga sipërfaqja, ndoshta zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite, i favorizuar për shkak të terrenit, por edhe erës, e cila ka bërë shpërndarjen e këtij zjarri në një gjatësi tepër të madhe duke përfshirë pothuajse 3 bashki, deri në momentin që flasim, por që era që fillon tani pasdite dhe gjatë natës, do të vazhdojë të mbajë aktive disa prej vatrave të këtij zjarri”, u shpreh Balla për mediet.

Ai nënvizoi faktin se për izolimin e flakëve janë përfshirë të gjitha strukturat, jo vetëm të shërbimit zjarrfikës të nivelit të bashkive, por edhe të bashkive të tjera që kanë ardhur në ndihmë, nga qarku i Vlorës, Fieri, e që janë bërë gati të nisen edhe nga Berati, edhe nga Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla bëri me dije se helikopterët e ushtrisë të Forcave tona të Armatosura do të vijojnë të bëjnë fluturimet për fikjen e zjarrit dhe ndërkohë që siç ju thash do të kërkojmë edhe mbështetjen e këtij mekanizmi europian. “Nuk e kemi fituar luftën, kemi fituar ndoshta disa beteja të vogla, por lufta me këtë vatër të shtrirë prej disa km zjarri është e vështirë sepse edhe shiun e kemi larg ose nuk duket fare në horizont të paktën për një javë nga sot”, nënvizoi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?