VIDEO/ Ministri Gonxhja: Politika lehtësuese për inkurajimin e prodhimit vendas

Lehtësitë fiskale dhe përmirësimi i klimës së biznesit kanë nxitur investimet e reja të bizneseve në sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe ekonomisë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vizitoi pastiçerinë “Nela” në Tiranë. Për të është shembull i sipërmarrjes vendase që zhvillohet falë përkushtimit, cilësisë dhe mbështetjes së duhur.

Gonxhja u njoh nga afër me punën e këtij biznesi, sfidat dhe synimet që ka kjo sipërmarrje për të ardhmen. “Ky është një biznes familjar, i cili tregon qartë se kur krijohen kushtet e favorshme për investitorët, përmes lehtësirave fiskale, thjeshtimit të procedurave dhe politikave që inkurajojnë prodhimin vendas, rezultatet janë të prekshme dhe afatgjata”, tha Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri vuri në dukje se fokus i qeverisë është mbështetja e biznesit të vogël. ”Mbështetja ndaj bizneseve të vogla dhe të mesme është jo vetëm një prioritet, por një angazhim i vazhdueshëm për të forcuar strukturën ekonomike të vendit dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme në çdo cep të Shqipërisë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?