(VIDEO) Momenti kur sulen mbi deputetin Blushi zyrtarët e Bashkisë Elbasan
“Koha Jonë” ka arritur të sigurojë pamjet e incidentit të ndodhur dje me deputetin Ben Blushi në takimin e Partisë Socialiste në Elbasan. Një video e dërguar në redaksi nga një prej anëtarëve të PS-së të pranishëm në takim tregon momentin grupi i atyre që ishin kundër Blushit sulen drejt tij për ta goditur.
Në video duket një person me xhup ngjyrë kafe që sulet drejt deputetit me synimin për ta qëlluar me grusht. Sipas dëshmitarëve, autorët e incidentit me Bulshin janë zyrtarë të Bashkisë së Elbasanit, që drejtohet nga Qazim Sejdini.
Pamjet tregojnë momentin e tensionit të krijuar në sallë dhe janë dëshmi se disa persona ishin organizuar që më parë për të mos lejuar hyrjen e deputetit në sallë.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=HKTRYPtilqM&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

