VIDEO/ Ndërtimet nga leje në zonat VIP të Tiranës, Balla: Nuk ka tolerancë për askënd

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve, shtesave pa leje dhe çdo shfaqje tjetpr abuzive vijon edhe në zonat VIP të Tiranës. Mesazhi që jep Balla, është se nuk ka tolerancë për askënd.

Postimi i plotë

Vijon aksioni i Policisë së Shtetit dhe IKMT kundër ndërtimeve, shtesave pa leje dhe cdo shfaqje tjeter abuzive.

Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka tolerancë për askënd dhe ne do të rrisim vigjilencën e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit.

Të gjitha katet e konfiskuara do të shkojnë për strehim social apo për mjedise pune për institucionet publike.

SHKARKO APP