VIDEO/ Ndërtimi i zonës së lirë ekonomike në Kashar, Edi Rama: Stacion i shumë bizneseve ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po zhvillohet në Kashar për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA). Rama nënvizon se TEDA pritet të jetë një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare

“Nis puna për ndërtimin e Zonës së Lirë Ekonomike (TEDA) në Kashar, një hapësirë kushtuar investimeve të huaja që operojnë edhe në tregun shqiptar, me fokus në sektorin automotiv, teknologjinë e informacionit, elektronikë, bioteknologji etj”, shkruan Rama.

“TEDA pritet të shndërrohet në një stacion për mbledhjen e shumë bizneseve ndërkombëtare që duan të investojnë në Tiranë, duke nisur nga turizmi e deri te prodhimi i pjesëve për automjete”, nënvizon Kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti përfshin një territor me sipërfaqe 35 hektarë. Projekti përfshin zonën e Kasharit në kryeqytet dhe synon tërheqjen e industrisë prodhuese si asaj të automobilëve, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, pajisjeve elektronike, farmaceutike, agropërpunuese si dhe industrive të tjera që operojnë me standard ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?