VIDEO/ Ndizen dritat e festës, Rama ndan pamjet magjike: Sa lezet ka Shkodra

Mbrëmjen e sotme, nën kujdesin e kryetarit Benet Beci, bashkia Shkodër ka ndezur dritat e festës së fundvitit. Me pamje magjike, të cilën e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan ”Dhe thonë pastaj disa ç’rëndësi ka vota. Ja pra që ka rëndësi, sa lezet ka Shkodra”.

Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, bashkia e Shkodrës ndezi dritat e Festave pasi gjatë këtyre ditëve u punua për vendosjen e dekorit festiv kudo në qytet. Qindra qytetarë ishin të pranishëm në ceremoni, duke ndezur atmosferën festive që do e shoqërojë Shkodrën gjatë gjithë muajit.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtuese politike e PS për qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali ndau videon nga ndezja e dritave të Dhjetorit të Festave në këtë qytet. “Shkodra tani! U ndezën dritat e Dhjetorit të Festave”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?