VIDEO/ Ndodh sërish në Kuvend, deputeti goditet me grusht në kokë. Është në gjendje kritike

Dhuna në Parlamentet kudo në botë po bëhet normë. Në Parlamentin turk ka ndodhur një incident i rëndë, teksa po diskutohej për buxhetin.

Situata agravoi pasi një nga deputetët e opozitës nacionaliste turke është sulmuar me grusht në kokë dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital. Ligjvënësi i Partisë Iyi (Mirë) Huseyin Ors u godit me grusht nga Zafer Isik. Gjatë përleshjes, disa ligjvënës të tjerë ranë përtokë.

Përleshje të shumta janë parë nga parlamenti i Turqisë gjatë debateve veçanërisht të ndjeshme. Një incident i ngjashëm ndodhi në vitin 2020 kur një përleshje me grushte shpërtheu në parlament për diskutimet mbi përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?