VIDEO/ ”Ne darkën e kishim gati, por zgjodhët ushqimin jo aq të shijshëm gjerman”, Rama në konferencë me Blinken
Kryeministri Edi Rama dhe sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken janë në një konferencë për shtyp, pas takimeve që zhvilluan. ”Është gjithnjë një ditë e shënuar me një ditë të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dita kur një sekretar i shtetit viziton vendin tonë.
Në llogarinë tonë ju jeni i gjashti, por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën shumë të trazuar jo vetëm në kufi të Evropës por edhe në zona të tjera dhe rrjedhimisht dhe për ngarkesën e posaçme të agjendës tuaj”,-tha Rama.
Kreu i qeverisë nuk kurseu batutat. ”Fakti që gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që i bëni kësaj miqësie këtij partneriteti dhe këtij rajoni. Nuk mund të mos e ndaj me publikun ku mes një darke në Shqipëri dhe në Mynih ju zgjodhët ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman por ne tonën e bëmë”,-tha më tej kryeministri.