VIDEO/ Nesër protesta, Ilir Meta: Të gjithë përpara Parlamentit. Revolta popullore është e vendosur

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e nesërme para Parlamentit. Po ashtu Meta beson se revolta popullore nuk do të ndalet deri në largimin e plotë të kryeministrit Edi Ramëa nga pushteti.

“Revolta popullore është më e vendosur se kurrë dhe nuk do të ndalet deri në largimin e Ramës, i cili kërkon të asgjësojë edhe Kuvendin, sepse kërkon të shuajë llogaridhënien, pluralizmin dhe opozitën”, thuhet në videon e publikuar nga Meta.

PD-ja e Sali Berishës e ka bërë të qartë, se ka herë të ketë seanca plenare në Parlament, jashtë saj do të ketë protesta. Kurse protesta e radhës Kombëtare është më 3 mars, ditë edhe kur Gjykata e Apelit jep vendimin final se cilit grup në PD i takon vula.

SHKARKO APP