VIDEO/ Nesër protesta, Meta takon të rinjtë: E duan Shqipërinë një parajsë për bandën e Rilindjes

Nesër do të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë, të cilët i janë bashkuar për herë të parë kësaj partie. Meta tha se regjimi i qeverisë në pushtet synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që takohem me të gjithë ju. Jam i lumtur që ju vini sot këtu për herë të parë në një ditë të shënuar për kombin tonë që është 2 marsi, dita e Besëlidhjes së Lezhës.

Por është edhe për mua një ditë edhe më e veçantë sepse 3 vjet më parë si president i Shqipërisë, populli i Shqipërisë, që unë e quaj populli 2 marsit, populli i Kushtetutës, populli i dinjitetit, populli i interesit kombëtar ju përgjigj thirrjes time si president në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në një manifestim për t’u kundërvënë këtij regjimi i cili synon të asgjësojë demokracinë dhe pluralizmin sepse synon të përzërë rininë nga vendi dhe kërkon ta kthejë Shqipërinë në një parajsë për bandën e korruptuar të Rilindjes por jo vetëm për të por edhe për mafian ndërkombëtare, mafian rajonale prandaj nuk kujdesen aspak për të rinjtë dhe të rejat”,-shkruan Meta.

SHKARKO APP