VIDEO nga Berati/ “Rama Ik!”, Lefter Maliqi: Entuziazmi nuk ndalet, më të bashkuar se kurrë. Fitore

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaron se edhe pak ka mbetur që të shpërthejë etja dhe uria e shqiptarëve për ndryshim.

Ndaj, thotë ai, bashkimi dhe entuziazmi i shqiptarëve për ndryshim ka tërbuar Rilindjen

“Edhe pak ka mbetur që të shpërthejë etja dhe uria e shqiptarëve për ndryshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi të gjithë bashkë dhe entuziazmi ynë ka tërbuar Rilindjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu siç jemi, të gjithë nesër, të bëhemi bashkë në orën 10:30, në Pallatin e Kulturës në Berat, për të pritur në mënyrë madhështore, Kryetaren e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi.

Të përmbyllim fushatën elektorale në Beratin që do i japë 3 mandate të sigurta LSI-së me 25 Prill”, shprehet Maliqi.

Ndërkaq, Maliqi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku duket qartazi entuziazmi për pritjen e nesërme të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Entuziazmi nuk ndalet, nesër në ora 10 e 30 më të bashkuar se kurrë para pallatit të Kulturës Berat. Fitore”, deklaron kandidati I LSI-së për deputet në Berat, Lefter Maliqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?