VIDEO nga protesta e qytetarëve kundër çmimeve të larta

Pas dy muajve nga protesta e fundit kundër rritjes së çmimeve, këtë të mërkurë dhjetëra qytetarë kanë dalë sërisht në protestë. ”Koha Jonë”, sjell pamjet nga protesta që nisi me një marshim nga sheshi ”Skëndërbej” dhe po vijon përballë Kryeministrisë.

“Takso oligarkët, jo qytetarët”, “Pse bën sikur jeton në një vend norma”, “Thikë në zemër, çmimi i nutellës”, “S’ka më nëpërkëmbje, s’ka më sakrifica”, “Ne duam të drejta”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Çmimet e produkteve bazë, ndikuar nga kriza pas luftës në Ukrainë, por jo vetëm, janë shtrenjtuar Akoma më shumë. Sipas shifrave të Instat, inflacioni në maj arriti në 6.7%, duke prekur kështu një shifër rekord, më e larta në 20 vite.

SHKARKO APP