Video/ Nga ‘zoti Palla’ te ‘3 ushtarakë vdiqën në Letoni’, gafat “legjendare” të Rudina Hajdarit

Edhe pse është prezantuar që në krye të herës si një intelektuale që ka studiuar në SHBA dhe refuzoi të djegë mandatin e deputetes për të përfaqësuar të ashtuquajturën “opozita e re”, Rudina Hajdari vazhdon të përbëjë lajm në media me gafat dhe lapsuset e shumta.

Sot, në nisje të seancës parlamentare, Hajdari “lëshoi” një tjetër gafë të pafalshme, teksa komentoi ngjarjen e tre ditëve më parë në Letoni, ku si pasojë e shpërthimit të një mine humbi jetën efektivja e FA, Zarife Hasanaj, si dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Mirëpo, Hajdari tregoi sot një mungesë totale informimi, duke thënë se në Letoni humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë.

“Zoti kryetar, ditën e hënë humbën jetën 3 ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s…”, u shpreh Hajdari, në fjalën e së cilës kanë ndërhyrë menjëherë deputetë në sallë, duke e korrigjuar.

Hajdari sërish këmbënguli duke thënë: “mund t’jua them emrat”.

Por, pasi u sqarua nga kolegët se bëhet fjalë për dy të tjerë të plagosur, Hajdari tha edhe pa kërkuar ndjesë publike:

“Dy të tjerë janë plagosur… dakord. Do i kërkoja Kuvendit të Shqipërisë një minutë heshtje për Zarife Hasanaj, lindur në Bajram Curr, Tropojë”.

Por gafa të tilla nuk janë të parat për zonjën Hajdari.

Disa javë më parë, lapsus apo i qëllimshëm nuk mund ta themi, Rudina Hajdari ka shtrembëruar në Kuvend mbiemrin e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Nga foltorja ku po replikonte me deputetin socialist, Hajdari iu drejtua ‘zotit Palla’, duke i kërkuar të mos i jepte leksione se si deputetët e rinj duhet të bëjnë opozitë.

Hajdari ka zhgënjyer edhe më herët, kur ishte pjesë e Partisë Demokratike.

Politiko.al

Gafat e Rudina Hajdarit

SHKARKO APP