VIDEO/ Nis Kuvendi, Bardhi gris letrën e presidentit Begaj. Grupi kundër Berishës çohen në fund të sallës
Nis sesioni i ri parlamentar në Kuvend, ku kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi e nisi me grisjen e letrës me mesazhin e presidentit Bajram Begaj. Grupi i deputetëve demokratë kundër Berishës ndryshojnë vendin në Parlament, spostohen në fund të sallës. Flamur Noka ndryshon vend, shkon në të njëjtin rresht me Gzzment Bardhin. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe të gjithë deputetët që nuk iu bashkuan Berishës, janë çuar në fund të sallës së Parlamentit.