VIDEO/ ”Një oaz fantastik me Shtëpinë e Flamurit”, Rama: Parku i Shtëpisë së Pavarësisë nga qielli

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, i cili është pjesë e transformimit rrënjësor të Vlorës, siguron një infrastrukturë moderne e të mirësistemuar, që rrit përmasën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijon një mundësi urbanistike të re, duke lidhur natyrshëm Bulevardin e Ri dhe Lungomaren.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga ajri të Parkut të ri të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit, që po bëhet përditë e më tërheqës.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë ka marrë jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti, ku lidh bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren, një oaz fantastik me Shtëpinë e Flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat.

SHKARKO APP