VIDEO/“Njihni Kosovën”, momenti kur Meta debaton me Brnabiç
Deklaratat e Presidentit Ilir Meta sot në samitin e Sarajevës për pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe Bosnja janë lajm kryesor në median serbe. Televizionet kryesore në vend, pasqyrojnë qëndrimet e kreut të shtetit shqiptar, si dhe reagimet e kryeministres serbe Ana Brnabic, e cila i cilësoi si provokim deklaratën e kreut të shtetit shqiptar në Sarajevë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore.
Në fjalën e Tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke shprehur keqardhjen që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës, nuk është e pranishme në këtë Samit vuri në dukje se: “Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”
Më poshtë mund të shihni kronikën e televizionit publik serb “RTS 1”.