VIDEO/ Noka publikon videon: Fushatë pa drita në Zall Herri: Asgjë nuk e ndal ndryshimin
Flamur Noka drejtues politik në Kamëz ka zhvilluar një takim ditën e sotme me strukturat e PD të njësive administrative Zall Herr, takim që është shoqëruar nga mungesa e energjisë.
“Sot me strukrurat e PD të njësisë administrative Zall Herr.
Energjia elektrike mungon, por jo energjia dhe vendosmëria për një superfitore në 25 prill!
Mungesa e përnatshme e dritave është vetëm një detaj i dështimit të Edi Ramës në 8 vjet.
Banorët e kësaj njësie administrative janë të harruar nga Rilindja por shpresëplotë në ndryshimin e shumëpritur.
Asgjë nuk do të na ndalë deri në 25 prill për të marrë çdo votë që sjell ndryshimin!
Në 25 prill humb Edi Rama, fiton Shqipëria”, shprehet Flamur Noka.