VIDEO/ “Nuk është Austria, por Boga”, kryeministri Edi Rama: Destinacion dimëror skijimi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e mrekullueshme të natyrës në zonën e Bogës, Malësi e Madhe, ndërsa shkruan se nuk është Austria.

Kreu i qeverisë shpjegoi se në pamjet e publikuara është Gëzim Olaj, i kthyer nga Britania e Madhe për të investuar në vendlindjen e tij.

“Nuk është Austria është Boga e Malësisë së Madhe, ku i madhi Gëzim Olaj, i kthyer nga Britania e Madhe për të investuar kursimet në ndërtimin e hotelit të tij super klas “Kulla e Bajraktarit” dhe Bunit të famshëm të Bajraktarit, shoqëron miq austriakë që do t’japin një dorë për planin e bukur të krijimit të një destinacioni dimëror skijimi”, shprehet Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?