VIDEO/ ”O, paskemi mysafire”, Meta batuta dhe përqafim me Elona Gurin. Monika i tregon bluzen

Partia e Lirisë ka mbledhur këtë të premte pasdite Komitetin Drejtues Kombëtar. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë mbërritur njëri pas tjetrit. I fundit ka shkuar Ilir Meta i cili i ka takuar të gjithë me radhë, në fund Kryemadhin dhe Elona Gurin, anëtare e kryesisë së PL-së.

”O paskemi mysafire”, tha Meta teksa takoi Elona Gurin, një bashkëpunëtore shumë e afërt e dyshes Meta-Kryemadhi, por që së fundmi përflitej se është përjashtuar nga partia.

Po ashtu Meta është takuar edhe me Kryemadhin e cila nuk ka nguruar që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ”Ja ku jam”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?