VIDEO/ Parkimi nëntokësor në Gjirokastër, Rama: Do t’i japë frymëmarrje të re qytetit të Argjiros
Parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit në Gjirokastër është gati! Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, si dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi, inspektuan punimet e fazës së dytë të projektit, që ka të bëjë me riveshjen me gurë të hapësirës së madhe këmbësore.
Sipas Ramës, parkimi do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë.
Parkimi nëntokësor prej 300 vendesh i jep qytetit një qendër të madhe këmbësore, shmang trafikun nga Pazari i Vjetër dhe krijon një oaz të ri urban nën Sheshin e Çerçizit duke lidhur lagjen poshtë me qendrën dhe fuqizon profilin monumental historik të qytetit.
Kryebashkiaku Golemi tha se, “fillon faza e dytë ku është përfshirë edhe pjesa e fasadës së bashkisë dhe ka filluar puna edhe tek qendra kulturore që do të jetë një hapësirë rekreative”.
Ministrja Kumbaro u shpreh se, “harqet e parkingut do të vishen me gurë, ndërsa kjo do të jetë pjesë e projekti të rilkualifikimi për fëmijët dhe publikun, pasi jemi mangët me hapësira publike si lulishte”.