VIDEO/ Pas 6 vitesh, Trump dhe Putin takohen në Alaskë
6 vite pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë.
Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në tapetin e kuq. Teksa dy liderët shtrëngonin duart në pistën e aeroportit në Alaskë, disa avionë ushtarakë amerikanë kaluan sipër tyre, përfshirë avionë luftarakë dhe atë që dukej të ishte një bombardues B-2.
Trump dhe Putin janë duke udhëtuar së bashku, me të njëjtën makinë drejt sallës ku do të zhvillohet samiti.


KOHA JONË SONDAZH

