VIDEO/ PD çel fushatën, zbulon zëdhënësin. Pjesë e ceremonisë edhe fëmijët e Metës

Partia Demokratike sot çel zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin. Ndërkohë selia blu ka zgjedhur zëdhënësin për fushatën zgjedhore. Në këtë detyrë të re është caktuar Andi Mustafaj. Ai ka qenë pjesë e garës për deputet, madje ishte ndër më të votuarit në Primare. Pasi u la në listën e hapur të kandidatëve për deputetë, ai hoqi dorë nga gara dhe vendosi të kontribuojë në këtë pozicion gjatë kësaj fushate. Në këtë ceremoni janë edhe fëmijët e Presidentit të PL, Ilir Metës, të cilët mbështesin babain e tyre, por edhe kauzat e PL. Sot ishte Monika Kryemadhi e cila në një status në fc shkroi se ajo jo vetëm votën por edhe jetën e jep për Ilir Metën.

Fushata

SHKARKO APP