VIDEO/ Pensionistët po marrin bonusin e ”Pakos së Madhe”, Rama: Në prill do të ketë tjetër bonus

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook një video teksa një pensionist po merr bonusin nga ”Pakoja e Madhe”, dhe rrëfimin e tij. Po ashtu kreu i qeverisë, thotë se në muajin prilll do të marrin tjetër bonus.

”Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur.

Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP